Uzuni ia del të marrë fanellën e idhullit të tij
BKT
Sport

Uzuni ia del të marrë fanellën e idhullit të tij

Myrto Uzuni ja shijuar një mbrëmje protagonisti mes yjeve të futbollit botëror. Sulmuesi shqiptar, duke përfaqësuar Ferencvarosh zbriti në Alianz Stadium për të sfiduar Juventusin.

Dhe, skuadra e tij ia doli mjaft mirë ta bënte këtë teksa shënuan të parët, pikërisht me Uzunin që shtangu portierin Shezni dhe festoi “alla Ronaldo”, transmeton VipSport.

Një rrjetë dhe një festim që e vuri në qendër të të gjithë mediave prestigjioze europiane, ndërsa në fund edhe pse italianët ia dolën të përmbysnin golin e tij, Uzuni shijoi një tjetër moment magjik.

Beratasi ia doli të merrte fanellën e CR7 idhullit të tij nga fëmijëria, e ndërsa shkëmbyen edhe disa fjalë, me siguri ky do të jetë një nga ato çaste të karrierës që Uzuni mund ta vendosë në kornizë.