10:56 / 25.11.2020
Trajneri i Kukësit me COVID 19, reagon Duka
Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka rezultuar pozitiv me COVID 19 dhe raportohet se ai është dërguar për mjekim jashtë Shqipërisë.
Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reguar, duke i dëshiruar shërim sa më parë.
"Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder!
Jemi të gjithë me ty në këto caste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde", ka shkruar Duka.























