15:22 / 25.11.2020
Prishtina kthehet me fitore nga Podujeva
Prishtina ka mposhtur Llapin me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Falë golave të Endrit Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 75-të dhe Leotrim Kyreziut në përfundim të ndeshjes kryeqytetasit kanë dalur fitues nga përballja.
Ndërsa, te Llapi penallti ka humbur Ahmed Januzi.























