15:43 / 25.11.2020
Ibrahimovic: Kthehem shpejt, mungoj 1 deri në 2 javë
Pasi ka vendosur duart për herë të 12-të në karrierë mbi Topin e Artë suedez, në një intervistë për mediat në vendlindjen e tij, Zlatan Ibrahimovic ka qetësuar tifozët e Milanit përsa i përket dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Napolit .
Ai ka theksuar se do të mungojë nga 1 deri në 2 javë dhe jo më tepër, ndërsa ka shprehur edhe një dëshirë të tijën për të luajtur futboll deri në moshën 50-vjeçare, transmeton Super Sport.
“Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron kampioni dhe lideri i Milanit.























