Kryemadhi mesazh kundër dhunës me bazë gjinore

Kryemadhi mesazh kundër dhunës me bazë gjinore

Gruaja është pjesa më e bukur e shoqërisë sonë. Dëgjoje, besoje, mbështete, deklaroi ajo në mesazhin e saj drejtua qytetarëve në mbështetje të të drejtave të gruas..

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh në mbështetje të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore.

Kryemadhi kërkon që gruaja duhet të dëgjohet, besohet e mbështetet. Për të gruaja është pjesa më e bukur e shoqvrisë shqiptare dhe është pak të thuhet se meriton një jetë pa dhunë.

Njoftim nga LSI:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mesazh në mbështetje të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore. Kjo fushatë ndërkombëtare zhvillohet për 16 ditë nga 25 nëntori deri më10 dhjetor, ditën  ndërkombëtare të të  drejtave të njeriut.

Është shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë. Kur flasim për gruan kemi folur për vetë jetën, pa të bota do të ishte pa ngjyra. Gruaja është pjesa më e bukur e shoqërisë sonë, ajo është themeli i saj. Nëse një gruaje i jep pak dashuri, ajo jep gjithçka. Dëgjojë gruan, besoje, mbështete./BW


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare