KQZ pranon mantele mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë për ekipet mobile
BKT
Lajme

KQZ pranon mantele mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë për ekipet mobile

Në mbledhjen e mbajtur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha se është përfunduar periudha e regjistrimit të votuesve përmes postës, dhe se kanë pranuar mantele mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë për ekipet mobile

“Është përfunduar periudha e regjistrimit të votuesve përmes postës. Kemi marrë masat në aspektin e sigurisë së materialit të ndjeshëm. Format zgjedhore janë në proces të printimit të tyre. Jemi në procesin e personave të ngujuar për shkak të infektimit me Covid 19. Janë siguruar 50 mantele mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë për ekipet mobile”, tha Burim Ahmetaj i KQZ-së.

Ndërsa, Ylli Buleshaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike tha se pasur numër të madh të interesuarve për të vëzhguar zgjedhje.

“Kemi 31 vëzhgues të medieve vendore dhe 4 nga ato ndërkombëtare. Ka pasur numër të madh të interesuarve për të vëzhguar zgjedhje 1665 gjithsej nga ta 1174 të partive politike 338 të OJQ-ve 13 të tjerë dhe 132 nga mediet vendore dhe 8 nga ato ndërkombëtare. U vendos të akreditohen të gjithë këta vëzhgues”, tha Buleshaj.

Tutje, Arianit Elshani nga Këshilli për Çështje Ligjore, tha se do të praktikohet udhëzimi administrativ për monitorimin e procesit zgjedhor.

“Monitorimi i procesit zgjedhore në ditën e zgjedhjeve ka një plan operacional dhe janë dhënë rekomandimet tona. Udhëzimi administrativ do të jetë për këto dy komuna që duhet të jetë i vlefshëm edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve”, deklaroi Elshani


MË SHUME NGA Lajme