16:46 / 25.11.2020
Rashica mbetet tek Werderi, Leverkurseni heq dorë prej tij
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, sipas gjitha gjasave do të vazhdoj të jetë pjesë e Werder Bremenit.
Rashica ishte shumë afër largimit nga Werderi në merkaton e fundit për shkak të ofertave që kishte, mirëpo gjithçka dështoj në fund.
Ishte Bayer Leverkuseni ai që ishte më se afërmi të nënshkruante me lojtarin nga Vushtrria, por si duket tashmë gjithçka ka marrë fund dhe transferimi ka dështuar, transmeton infokusi.
Sipas mediumit gjerman, ‘Bild’, 24 vjeçari do të vazhdoj të rrijë në klubin aktual, të paktën deri në merkaton e verës në vitin e ardhshëm.























