16:49 / 25.11.2020
Arsenal nuk do të huazojë Pepen në janar
Nicolas Pepe ka hasur në probleme që prej transferimit në Arsenal.
Por megjithëkëtë ai nuk do të dërgohet në huazim në afatin kalimtar të janarit.
Menaxheri Mikel Arteta do të ulet për të diskutuar me të për formën dhe qëndrimin, por që nuk ka plane për ta lënë atë që të largohet, shkruan The Times, transmeton KK.
Pepe u transferua në Arsenal vitin e kaluar nga Lille për 72 milionë euro.























