Ndarja nga jeta e Maradonës, Rama: Mrekulloi botën me magjinë e talentit
BKT
Sport

Ndarja nga jeta e Maradonës, Rama: Mrekulloi botën me magjinë e talentit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu sot trishtimin për ndarjen nga jeta të ikonës së futbollit botëror, argjentinasit Armando Diego Maradona.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe”, u shpreh Rama.

Diego Armando Maradona, pësoi sot një arrest kardiak, i cili i shkaktoi vdekjen, sipas gazetave argjentinase “Clarin” dhe “Ole”, raporton atsh.

Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru.