Kaka zbulon se çfarë bëri para 26 ditësh për Maradonën

Kaka zbulon se çfarë bëri para 26 ditësh për Maradonën

Edhe ish-sulmuesi i Milanit dhe Real Madridit, Leite Kaka është prekur thellë nga vdekja e Diego Armando Maradonës i cili u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një arresti kardiak.

Me rastin e vdekjes së tij braziliani Leite Kaka ka zbuluar se para 26 ditëve ai postoi një fotografi për të festuar datëlindjen e tij të 60-të.

“26 ditë më parë postova këtë imazh duke festuar datëlindjen e 60-të të Maradonës. Nuk do ta dimë kurrë të nesërmen, por sot, i themi lamtumirë një gjeniu të futbollit. Prehu në paqe - Diego Maradona”, ka shkruar Kaka në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.