Pacolli krenar me sukseset e fundit të Dua Lipës

Pacolli krenar me sukseset e fundit të Dua Lipës

Sukseset për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, duket se nuk kanë të ndalur.

Ajo u bë e ditur se u nominua në gjashtë kategori të “Grammy Awards 2021”, ku tre prej tyre janë më kryesoret.

“Regjistrimi i muzikës më të mirë”, “Albumi i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”, janë çmimet kryesore në të cilat Dua do të mund të triumfojë.

Ndërkaq, sukseseve të këngëtares nga Kosova i është gëzuar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai ka publikuar një fotografi përkrah Lipës, ku thekson se të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë yll të madh.

Pas 6 nominimeve Grammy, Dua Lipa është në mesin e yjeve me më së shumti nominime dhe në kategoritë më të rëndësishme. Të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë yll të madh”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Dua Lipa është nominuar aq sa dy yjet e muzikës po, Beyonce dhe Taylor Swift. 


MË SHUME NGA Magazina