Histori e Bibliotkeës Komëtare, hisotri e Kosovës
Në përvjetorin e Bibliotekës Kombëtare, për historikun e saj që nga themelimi e deri më tani, foli drejtori i saj, dr. Fazli Gajraku.
”Përvjetërorët janë për të kujtuar dhe falënderuar të gjithë brezat që kanë kontribuar në krijimin e Bibliotekës Komnëtare, e cila është themeluar më 1944 në Prizren, ku në vete ngërthen shtypin, periodiku i shtypit, pastaj shtëpi botuese, si psh. Mustafa Bakia, që, dihet, ishte në frymën e kohës e cila ishte ideologjike", deklaroi Gajraku, në emisionin "Aktual" të RTK-së.
Mes tjerash, drejtori i Bibliotekës Kombëtare foli për fondin e saj, duke kujtuar njerëz të mirë që kanë dhuruar Bibliotekës pasuri e fonde librash, që tani ka mbi 2 milionë librash.
”Përveç broshurash, revistash, librash, sjellin dhurata të ndryshme, fjala vjen e gjithë biblioteka personale, e personaliteteve tona letrare”, shtoi Gajraku.
Më tej ai foli për mirëmbajtjen që, sipas tij, është sfiduese, sepse kemi hapësirë të pakët.
”Kemi koleksione të tepërta, dhe ne jemi duke i regjistruar koleksionet se cilat vlejnë të qëndrojnë këtu, por kemi kërkuar vende rezervë që koleksionet që vijnë , sepse vijnë koleksione të ndryshme, të mund të të ruhen në vende të sigurta”, deklaroi ai.
Tutje, drejtori Gajraku tregoi për aktivitetet e nduarnduarta të Bibliotekës, ku në kuadër të këtij muaji, me rastin e përvjetorit të 76-të është organizuar jo vetëm angazhimi i tij patriotik, por edhe krijimtaria letrare e Anton Çettës, gjithë korpusi letrar i tij, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij dhe 30 vjetorit të pajtimit të gjaqeve, angazhimi i të cilit ishte strumbullar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve.
Veç tjerash, drejtori Gajraku foli edhe për dixhitalizimin e Bibliotekës, që, sipas tij, është përkrahur pak, sepse ky është një proces i kushtueshëm, por tejet i vlerfshëm, prandaj na duhet mbësjhtetje nga qeveria.
”Ne kemi filluar, por kur shikon sasinë e punës, në krahasim me vendet tjera, duket se bibliotekat tjera kombëtare kanë mbështetje të gjerë nga politikat qeverisëse”, sqaroi ai.
Tutje ai theksoi se ndonëse është kompleks e i kushtueshëm, që do të duhej na ndihmuar, ne, megjithatë, po mundohemi ta kryejmë punën tonë. Kjo garanton ruajten e trashëgimisë sonë kulturore, letrare, etj.
Më tej, drejtori Gajraku theksoi se funksioni i bibliotekës është që të raujë libra, dorëshkrime të para dhe materialet te shtypura, etj. që do të duhej ruajtur për hir të gjeneratave të ardhshme.RTKLive























