
14:03 / 26.11.2020
Dua Lipa gati për ‘Studio 2054’, ndan pamje nga provat e fundit
Performanca e këngëtares Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet ‘live’ dhe ‘online’ edhe në Kosovë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow.
Siç ka theksuar artistja shqiptare, mysafirë të spektaklit do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore si: Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë.
Ndërsa ka mbetur vetëm një ditë nga ky eveniment, 25 vjeçarja tregon se është çdo gjë gati, pasi ka ndarë disa imazhe nga provat e fundit.
Foto: Instagram
Ajo shfaqet e mrekullueshme në pozat që ka ndarë në Instagram, ku njëherësh është e shoqëruar nga një sërë valltarësh.
“Shumë afër”, ka shkruar ajo.