15:20 / 26.11.2020
Trajneri i Kukësit pas prekjes me COVID 19: Jam mirë
Trajneri i Kukësit Skënder Gega i ka qetësuar të gjithë përsa i përket gjëndjes së tij shëndetësore dhe duke i falenderuar të gjithë për mesazhet kurajuese që i kanë dhënë.
Gega ishte prekur nga COVID 19.
REAGIMI:
“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën. Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega.























