Policia Federale gjermane mbështet Forcat Speciale të RENEA-s

Policia Federale gjermane mbështet Forcat Speciale të RENEA-s

Policia Federale gjermane mbështet Forcat Speciale të RENEA-s me pajisje shërbimi me vlerë 30.000 euro.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Gjermane Tiranë, e cila njofton se Policia Federale Gjermane i dorëzoi njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro.

“Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet europiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive” thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane./ATSH