DJ Regard me dy nominime në “Fun Radio DJ Awards”

DJ Regard me dy nominime në “Fun Radio DJ Awards”

Në bazë të asaj që tashmë është parë, duket se sukseset për DJ Regard nuk kanë të ndalur.

Dardan Aliu (emri i vërtetë) përkundër situatës së krijuar me COVID-19, po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun ndërkombëtar.

Artisti me prejardhje nga Ferizaj së fundmi është vlerësuar nga një tjetër festival i njohur.

Siç njofton në rrjete sociale, Regard është nominuar në kategoritë “Breakthrough Act” dhe “Best Dance Track” nga FunRadio, ndërkohë që do të zgjidhet nga votat e publikut.

Më parë u njoftua se DJ i njohur u nominua edhe në kategorinë “DJ më i mirë i vitit” në “NRJ Music Awards”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.


MË SHUME NGA Magazina