Kadrijaj: Burri i Osmanit s’shkon fare në punë, shëtitet nëpër Prishtinë

Kadrijaj: Burri i Osmanit s’shkon fare në punë, shëtitet nëpër Prishtinë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ftuar në emisionin “Imazh” të RTK-së ka folur rreth zhvillimeve të fundit, saktësisht kthimit të disa konsujve nga u.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se znj. Osmani është dashur që fillimisht ta shkarkojë bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, pasi që ai përveç që është emëruar jashtëligjshëm, ka muaj që nuk ka shkuar në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

“Ai (Prindon Sadriu) është dashur të shkarkohet për shkak që përveç që është emëruar jashtëligjshëm, zotëri Prindon Sadriu ka muaj që nuk ka shkuar në ambasadën e Kosovës në Maqedoni. Por është parë duke u shëtitur nëpër kafet dhe bulevardet e Prishtinës”, tha Kadrijaj.

Tutje ajo për këtë temë tha që ky lloj amnistimi nuk duhet të ndodh. /RTKLive/