Kilaj: Djali im nuk ka qenë duke e ushtruar detyrën, vendimi është politik

Kilaj: Djali im nuk ka qenë duke e ushtruar detyrën, vendimi është politik

Ish zëvendësministri i Diasporës dhe kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj ka reaguar ndaj u.d presidentes, Vjosa Osmani për vendim-shkarkimin e birit të tij si konsull në kryeqytetin slloven.

Një prononcim për emisionin “Imazh” të RTK-së, Kilaj ka thënë se i biri i tij, Blend Kilaj ka qenë i zgjedhur si konsull i Kosovës në Lubjanë, në bazë të vendimit politik që e ka lëshuar presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi me rekomandimin e ministrit të asaj kohe, Behgjet Pacollit , por ky dekret nuk është finalizuar kurrë dhe se Kilaj nuk ka ushtruar kurrë detyrën e konsullit.

Kilaj tha se biri i tij nuk është paguar asnjëherë dhe se kjo çështje është e mbyllur që një vit e gjysmë, derisa duhet të kërkohet përgjigjje nga Vjosa Osmani për këtë vendim. /RTKLive/