Bajrami: Besoj thellësisht në pafajësinë e ish krerëve të UÇK-së

Bajrami: Besoj thellësisht në pafajësinë e ish krerëve të UÇK-së

Profesori Arsim Bajrami, në emisionin “Debat” në RTK, tha se shteti i Kosovës nuk zhbëhet, ai është krijuar nga konsensusi i gjerë i prirë nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe nga shtetet e Grupit të Kontaktin dhe këto janë shtete serioze, të cilat kur marrin një vendim ata i qëndrojnë mbrapa.

"Në marrëdhëniet ndërkombëtare, Gjykata Speciale është një sfide mjaft serioze për shtetin e Kosovës dhe dëmi është bërë, thotë ai.  Rreziku i parë sipas tij është që kjo ta rishkruaj historinë.

“Për katër a pesë vite do të kemi vetëm imazhe të krimeve të supozuara, do të kemi lidershipin e UÇK-së të akuzuar për krime, madje me një sintagmë të fabrikuar me një ndërmarrje të përbashkët kriminale, deri sa në anën tjetër Serbia nuk akuzohet për planin shtetëror të gjenocidit dhe shfarosjes së shqiptuarve në Kosovë dhe boshnjakëve në Bosnje e Hercegovinë.

"Drejtësia ndërkombëtare dështoi të ofrojë drejtësi për viktimat. Gjykata Speciale është një lloj monstrumi, demi politik tashmë është bërë, këtë edhe me ndihmën e institucioneve tona madje,  megjithëse besoj thellësisht në pafajësinë e ish krerëve të UÇK-së dhe liderëve politikë, të akuzuar padrejtësisht", tha Bajrami.


MË SHUME NGA Aktuale