​Ben Affleck në gjendje mendore gjithnjë e më të vështirë

​Ben Affleck në gjendje mendore gjithnjë e më të vështirë

Aktori Ben Affleck është në një gjendje të vështirë mendore, dhe kjo konfirmohet nga fotot e paparacëve në rrjetet sociale.

Miqtë e tij të ngushtë, si dhe familjarët, janë shumë të shqetësuar për shëndetin e aktorit hollivudian. Sipas tyre, arsyeja është ndarja me aktoren Ana de Armas, pikërisht kur ai rifitoi besimin në dashuri pas divorcit me Jennifer Garner dhe kapërceu një problemin e madh të alkoolit, por lumturia e tij nuk zgjati shumë.

Një burim anonim pranë çiftit zbuloi për revistën Women’s Day se Ben Afleck dhe Ana u ndanë rreth një muaj më parë, pasi kjo e fundit u refuzua përfundimisht për rolin e vajzës së re për filmin e ri James Bond.

“Ata e refuzuan me shpjegimin se nuk ishte vizualisht e mirë për ekskluzivitetin e Bond. Ata i thanë se nuk ishte e mirëpritur në tapetin e kuq”, zbuloi burimi duke shtuar se Ana papritmas ndryshoi qëndrimin e saj ndaj Benit në fund.

“Pas kësaj, Ana filloi ta përjetonte fituesin e çmimit Oscar ndryshe dhe ai e ndjeu këtë. Ben dëshironte që të kalonin të gjithë kohën e tyre të lirë së bashku, por ajo nuk e donte atë. Ajo mendoi se duhej t’i përkushtohej më shumë karrierës dhe mbi të gjitha të punonte në pamjen e saj fizike”, përfundoi burimi.


MË SHUME NGA Magazina