
21:04 / 26.11.2020
Sllovakia mund Kosovën
Ka përfunduar edhe pjesa e dytë në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës me rezultat 91:64.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën para kualifikuese për botërorin 2023.
Kujtojmë se Sllovakia është një nga vendet që ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, transmeton KK.
Pavarësisht kësaj, himni i Kosovës është intonuar pak para se të nis përballja.