Quni: FSK-ja ka përmbushur detyrat në procesin e transformimit
BKT
Lajme

Quni: FSK-ja ka përmbushur detyrat në procesin e transformimit

Ministri i Mbrojtës, Anton Quni, ka thënë se FSK-ja për kundër sfidave të shkaktuar nga pandemia, ka arritur të përmbushë me sukses detyrat në kuadër të procesit të transformimit.

Quni në ceremoninë e shënimit të “Ditës së Forcës- FSK-së, tha se transformimi i FSK-së do të vazhdojë në bashkëpunim me aleatët dhe se partneriteti me NATO-në do të vazhdojë.

“Pas 9 vitesh angazhimesh të mëdha për avancimin e FSK së, arritëm ta legjitimojmë dhe kurorëzojmë forcën më mandat ushtarak. Krah me aleatët tanë nisëm transformimin e Forcës. Sot me krenari përkundër sfidave me pandemisë FSK ka arritur të përbush detyrat e saj. Ne do të vazhdojmë të kemi në fokus politikat integruese e mosdiskriminuese. Në këtë ditë të veçantë shpreh falënderim për kontribut të ushtarakëve për angazhimin e tyre. Besojmë fuqishëm se partneriteti me vendet e NATO-s do të vazhdojë”, tha ai.

Quni  tha se ende duhet punë për të bërë. Ai shprehu besimin që FSK-ja do të vazhdojë të jetë histori suksesi për këtë gjeneratë dhe të ardhshmen.

“Jam i vetëdijshëm se përkundër arritjeve të mëdha mbetet ende për tu bërë. Besoj se të gjithë pjesëtarët e FSK së  të vazhdojmë të punojnë për të realizuar qëllimin dhe misioni tonë. Kam besim të plotë që FSK do të vazhdojë të jetë histori suksesi për këtë gjeneratë e për ato të ardhshme. Urimet më të mira e na priftë e mbara me suksese të reja”, tha Quni./EO


MË SHUME NGA Lajme