Empoli kundërshtari i Napolit në 1/8, Brescia humbet në tavolinë
BKT
Sport

Empoli kundërshtari i Napolit në 1/8, Brescia humbet në tavolinë

Janë përcaktuar të gjitha sfidat e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Kjo pasi gjykatësi sportiv i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Empolit në ndeshjen ndaj Brescias me “dallëndyshet” që janë eliminuar nga kompeticioni pasi nuk janë paraqitur në fushë për sfidën ndaj Empolit, transmeton Super Sport. 

Në këtë mënyrë skuadra ku luan edhe mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj i ka dhënë lamtumirën kompeticionit, ndërkohë që kundërshtari i Napolit në raundin e 1/8-ave do të jetë Empoli.