15:33 / 27.11.2020
Një trajner brazilian udhëhoqi skuadrën e tij me fanellën e Maradonës
Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ndërroi jetë ditën e mërkurë, në moshën 60 vjeçare, në Bounes Aires.
Nderime Maradonës i ka bërë edhe trajneri brazilian, i skuadrës Gremio, Renato Portalupi, transmeton lajmi.net
Ai në sfidën e Copa Libertadores ndaj Gurani, mbajti të veshur një fanellë të Diego Maradonës.
Gremio këtë ndeshje e fitoi me rezultat 2:0 në garën më të fortë të klubeve të Amerikës së Jugut.























