18 të vdekur dhe gati 650 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit
BKT
Shqipëri

18 të vdekur dhe gati 650 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 18 humbje jete për shkak të COVID-19 ndërsa nga 2 201 testime kanë rezultuar 645 persona të infektuar.

Viktimat janë 8 nga Tirana, 3 nga Durrësi, 1 nga Dibra, Elbasani, Lezha, Kurbini, Berati, Vlora, Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar, njofton euronews.albania.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë, të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:
272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.


COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)
Testime totale           184.217
Raste pozitive            36.245
Raste të shëruara      17.755
Raste Aktive              17.719
Humbje jete                    771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             9061
Fier                 1347
Durrës            1339
Korçë             1006
Vlorë                858
Shkodër           855
Elbasan           825
Lezhë              739
Berat               554
Gjirokastër      545
Kukës             399
Dibër              191


MË SHUME NGA Shqipëri