Kukësi i hoqi titullin “Qytetar Nderi”, Rama reagon për Veton Surroin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, nga Këshilli i Qarkut të Kukësit.
Rama e ka cilësuar këtë vendim si lajthitje kolektive, ndërkohë që ka shtuar se shpreson që prefekti i qarkut të mos e pranojë kërkesën e këshillit.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!“, ka shkruar Rama në Tëitter.























