Nënshkruhet marrëveshja me Ambasadën gjermane, qëllim forcimi i marrëdhënie
BKT
Shqipëri

Nënshkruhet marrëveshja me Ambasadën gjermane, qëllim forcimi i marrëdhënie

Ambasada e Gjermanisë me atë të Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore për të bashkërenduar punën mes Ambasadave e Konsullatave.

Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se kjo marrëveshje parasheh së paku një aktivitet të përbashkët në çdo muaj, në të mirë të shqiptarëve e në shërbim të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve me Gjermaninë. Gjithashtu, Cakaj u shpreh se në Mynih tashmë Shqipëria e Kosova ndajnë një godinë të përbashkët, transmeton TCH.

“Krenar me punën e jashtëzakonshme të diplomatëve të Kosovës e Shqipërisë në Gjermani”, tha Cakaj.


MË SHUME NGA Shqipëri