Berisha: KEK, KEDS, KOST, Qeveria po na persekutojnë psikikisht
BKT
Lajme

Berisha: KEK, KEDS, KOST, Qeveria po na persekutojnë psikikisht

Gazetari i njohur Ridvan Berisha përmes profilit të tij në Facebook, ka reaguar ashpër për mungesën e energjisë elektrike që po ndodh ditëve të fundit në disa lagje të Prishtinës.

Reagimi i plotë i Ridvan Berishës:

“Persekutimi psiqik 20 vjet pas luftes ka nje emer te perbashket:

KEK, KEDS, KOST, Qeveri, e çka te thuash tjeter nuk ja huq!

Liria eshte e paçmueshme sot, vlera e saj eshte e pazevendesueshme, Serbia iku, e vertete e madhe, por femijet tane ne liri sot jetojne fatkeqesisht me brengat e reprizat tona te paraluftes, kur psh mungesa e rrymes nuk ishte befasi per ne, sot fatmiresisht fale gjakut te deshmoreve, martireve, luftes se UÇK dhe perkrahjes padiskutim nga SHBA dhe aletet e saj, levizjeve ilegale e paqesore, ne sot e kemi shtetin, shtepine tone, ku femijet tane nuk jetojne ne epoken e erret te persekutimit e gjenocidit te Serbise kunder nesh, ishte doktrine legale e tyre edhe zhdukja e kombit tone. Histori tragiike kjo per ne, per brezat qe e jetuan fashizmin e Serbise!

Shtetndertimi yne sot po levize mjaft ngadale nga brenda e jashte ne te gjitha dimesionet.

Çka me ju thane femijeve sot psh pse nuk kemi rryme?”

Ridvan Berisha

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme