Moti sot në Shqipëri, temperatura deri në 18 gradë Celsius
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri, temperatura deri në 18 gradë Celsius

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në pjesën e parë të ditës. Por orët në vijim do të sjellin shtim të vranësirave në Shqipëri, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri