17:21 / 28.11.2020
28 Nëntori / Urimi i Rita Orës dhe simboli i veçantë që përdori
Nuk kishte si të mungonte në këtë ditë edhe urimi i këngëtares së njohur shqiptare Rita Ora.
Në profilin e saj në Instagram këngëtarja ka publikuar një moment nostalgjie nga interpretimi i saj në Tiranë, në koncertin e realizuar për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Por jo vetëm kaq. Ora me sa duket do të vendosë shqiponjën dy krenare edhe në industrinë e modës. Këngëtarja në postim është shfaqur me një palë këpucë ngjyrë të kuqe me simbolin e shqiponjës dy krenare.
























