​Nuk mjafton Casemiro, Alavesi e mposht Real Madridin

​Nuk mjafton Casemiro, Alavesi e mposht Real Madridin

Real Madridi ka pësuar disfatë shumë të papritur si vendas nga Alavesi me rezultat 1-2.

Që loja nuk do të ishte e lehtë për Real Madridit u dëshmua që në fillim kur mysafirët gjetën golin e avantazhit pas vetëm pesë minutave lojë kur Perez realizoi nga pika e bardhë.

Në minutën e 28’, “Los Blancos” tronditen edhe nga lëndimi i Eden Hazard i cili u detyrua të largohej nga fusha.

Me të filluar pjesa e dytë, Courtois bën një gabim trashanik për t’ia mundësuar Joselus ta dyfishonte epërsinë e mysafirëve.

Ishte mesfushori brazilian Casemiro ai i cili e hapi ndeshjen me golin e tij në minutën e 86’, por kjo ishte gjithçka çfarë skuadra e Zinedine ia doli të bënte në këtë ndeshje.

Pas 10 xhirove, Real Madridi ka 17 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë