Milner e ka një kërkesë serioze

Milner e ka një kërkesë serioze

James Milner ka bërë thirrje që VAR-i sa më parë të largohet nga futbolli, në mënyrë që mos të shkatërrojë sportin më të ndjekur në botë.

Liverpooli barazoi 1-1 kundër Brightonit, derisa mesfushori anglez është i acaruar me video asistentin e gjyqtarit.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane kishin gola të anuluar nga VAR-i në këtë takim, derisa kundër teknologjisë është shprehur edhe Andy Robertson.

“Çuditem se kur do të flasin personat që e luajnë këtë lojë! Ditë shumë e frustruar, por merita edhe për Brightonin, një kundërshtar shumë i vështirë”, ka shkruar Robertson pas ndeshjes.

Milner nuk ishte aspak më i përmbajtur, duke kërkuar largimin e VAR-it sa më parë.

“Është e ‘qartë dhe e dukshme’ se na duhet një diskutim serioz rreth VAR-it. Sigurt që nuk jam i vetëm me këtë ndjenjë se po na humb dashuria për këtë lojë në gjendjen aktuale”, ka shkruar anglezi.