Kështu mbyllet ndeshja Feronikeli – Trepça ’89
BKT
Sport

Kështu mbyllet ndeshja Feronikeli – Trepça ’89

Ka përfunduar takimi i javës së 15-të mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.Skuadra nga Drenasi ka triumfuar me rezultat të pastërt 2:0.

Marko Simonovski (30’) realizoi golin e parë për Niklin, para se Ardian Muja (46’) të shënonte në portën e gabuar për rezultatin final 2:0.

Feronikeli ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë, kurse ‘xehetarët’ me 17 pikë mbajnë vendin e tetë.