Milani nuk ndalet, mposht edhe Fiorentinën

Milani nuk ndalet, mposht edhe Fiorentinën

Milani ka vazhduar sigurt edhe me një fitore të radhës në kampionat duke e mposhtur edhe Fiorentinën, ndeshje kjo e cila u zhvillua të Dielën.

Edhe pse në mungesë të Zlatan Ibrahimoviç për shkak të lëndimit, Milani ia doli që të triumfoj me rezultat 2-0 në “San Siro”

Alessio Romagnoli i dha epërsinë e parë Milanit në minutën e 17’ e më pas atë e dyfishoi Frank Kessie nga penalltia në minutën e 28’.

Kessi e kishte rastin që ta realizonte edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje por dështoi të realizonte po ashtu nga pika e bardhë.

“Rossonerët” mbeten lider në krye të tabelës me 23 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.