
FPPK dhe FSHPP nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Dje, me 28 nëntor, në festen e Ditës së Flamurit, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes Federatës së Pingpongut të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Pingpongut, të bazuar në 9 pikat baze të fushëveprimit të bashkëpunimit si në vijim:
Organizimi i Ligës së Përbashkët dhe Kupës Mbarëkombëtare ekipore;
· Bashkëpunimi reciprok për fushëveprimet nga lëmia e politikave reformuese të sportit të Pingpongut;
· Mundësimi i trajnimeve të përbashkëta për të gjitha nivelet e pingpongistëve (minikadetë, kadetë, juniorë dhe seniorë);
· Organizimi i përbashkët i turneve individual të hapur apo të ftuar si dhe mbarëkombëtarë;
· Ofrimi i konsultimeve të ndërsjella profesionale;
· Nxjerrja e Rregullave (propozicioneve) për mbarëvajtjen e Ligës së Përbashkët;
· Dhënia e Pëlqimit për mundësinë e zgjerimit të kësaj Lige edhe me klube tjera nga regjioni;
· Organizimi i seminareve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve;
· Veprime tjera të pajtuara në mes palëve;
Kjo sinergji e ky vullnet i kurorëzuar sot për bashkëpunimin në mes dy federatave të pingpongut, u përkrah dhe u përcjell me fjale rasti edhe nga autoritetet e larta sportive të të dy shteteve:
Viron Bezhani (President i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar);
Arjon Konomi (Përgjegjës për Sport, Ministria e Sportit, Republika e Shqipërisë);
Fitim Arifi (u.d. Drejtor i Departamentit të Sportit, MKRS, Republika e Kosovës);
Besim Hasani (President i Komitetit Olimpik të Kosovës);
Federatat i përfaqësuan Kryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm
Arben Meqo dhe Tonin Binoshi nga FSHPP
Jeton Beqiri dhe Fadil Luta nga FPPK