​Rikthimi në Liverpool, Coutinho bën deklaratën e papritur

​Rikthimi në Liverpool, Coutinho bën deklaratën e papritur

Philippe Coutinho u largua nga Liverpooli në vitin 2018 kur Barcelona pagoi 142 milionë funte për brazilianin. Q ë nga atëherë, Coutinho disa herë është lidhur më një rikthim në “Anfield Road”.

Ylli brazilian duke folur për “World Soccer” nuk e ka fshehur admirimin e tij për ish-skuadrën e tij si dhe për kampionatin anglez ne përgjithësi, përcjell KosovaPress.

“Premierliga është kampionati më interesant i futbollit dhe të kesh shansin që të luash për një skuadër si Liverpooli është diçka për të cilin unë do të jem gjithmonë shumë falënderues.”, u shpreh Coutinho.

“Është e pamundur që të themi se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por dua të them që tani unë jam shumë i fokusuar për të pasur sukses te Barcelona.”, shtoi braziliani.