10:15 / 30.11.2020
Anne Hathaway tregon sfidën më të madhe e të qenit mama gjatë karantinës
Anne Hathaway ka folur së fundmi për vështirësitë që ka kaluar gjatë karantinës. Gjatë një interviste për revistën “Stellar”, aktorja 38-vjeçare iu kërkua të përshkruajë sfidat më të mëdha me të cilat është përballur si nënë gjatë kësaj periudhe.
“Si mama, kam gjetur shumë mundësi. Padyshim që ka një kurbë të të mësuarit – thjesht duhet të jesh e mirë me veten, sepse ndihesh sikur po bën gjithçka gabim, veçanërisht në ditët e para. Por është më shumë sesa thjesht një sfidë.”, tha aktorja.
Sa i përket mësimit më të rëndësishëm që ka marrë gjatë muajve të fundit, Anne u përgjigj, “Mënyra se si jetojmë dhe duam është ajo për të cilën do të kujtohemi.”























