Inovacion teknologjik nga Kosova
BKT
Lajme

Inovacion teknologjik nga Kosova

Se në Kosovë po dëshmohet se nuk është vendi ku vetëm shfrytëzohen aplikacionet të rrejteve të ndryshme, por edhe i krijimeve të produkteve të tilla, dëshmon edhe kompania ”Quantix” ku ka lansuar aplikacioni `Ambra upp`.

Në emisionin ”Aktual” trajtohet më konkretisht rruga nga ideja deri te jetësimi në paktikë e produktit online ”Ambra upp”.

Rexhep Kçiku, përfaqësues i ”Ambra”  tregoi për ecurinë e krijimit të këtij produkti, duke bërë të mundur plasimin në tregun botëror deri në SHBA.

” Ideja për aplikacionin Ambra fillimisht ka qenë nga mikroplatformat siç janë Twitter, e të tjerat të këtij lloji, duke përqafuar thejshtësinë në krijimin e detyrave, për shkak se vegla të tilla ekzistojnë edhe sot online, por kanë disa probleme. Fillimisht krijimi i detyrave merr kohë dhe ka disa ceremoni. Gjithashtu ka shumë fusha, ku pastaj gjuha e cila përdoret është formale, për shkak se aplikacioni ta jep atë ndiesi që nuk është gjuhë që ne përdorimi në komunikim, në baza ditore, por është gjuhë që ne shkruajmë detyrat  në këto vegla, është gjuhë që ne komunikojmë me kompjuter, në mënyrë specifike, duke përshkruar detyrën, etj. ”, deklaroi ai.

Tutje ai tregoi se ideja e krijimit të këtij komunikimi ka ardhur nga përvoja e punës në IT dhe në përdorimin e këtyre mjeteve .

”Zbatimi i idesë në praktikë nuk ka qenë i lehtë, por kemi vendosur të mos bëjmë kompromis me thjeshtësinë e punës, si dhe kohën e përdorimit të internetit”, sqaroi ai.

Ndërkaq Betim Drenica, përfaqësues i CEO ”Quantix", deklaroi se përballja me botën mundëson ta vërejmë sa jemi të pranueshëm në botë.

 ”Produkti ynë është pritur mirë në botë,që është arritje  e mirë. Kemi gjetur përkrahje nga të gjithë duke gjetur përdorim të gjerë”, deklaori ai.

Më tej ai sqaroi se tregu ynë orientohet nga shërbimet,  e tani duhet të orinetohemi nga produktet, sepse sjellin ma shumë perfitime.

Më pastaj ai tregoi se në kuadër të platformës së tyre brenda 10 ditësh  kanë arritur të kenë 1300 perdorues nga e gjithë bota, që është sukses, sepse në SHBA, dihet,  konkurenca  është e egër.

”Suksesi bëhet më i kënaqshëm kur dihet se rritja vërehet në baza ditore, suksesi është i madh, se ne nuk kemi askend për marketing”, shtoi ai.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme