Osmani: Realizimi i të drejtës në votë, bazament i demokracisë 
BKT
Lajme

Osmani: Realizimi i të drejtës në votë, bazament i demokracisë 

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar në procesin zghedhor.

Osmani përmes një komunikate drejtuar mediave ka thënë se Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!

“I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie.  Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj poashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna”, ka thënë Osmani.


MË SHUME NGA Lajme