10:49 / 30.11.2020
Haradinaj-Stublla uron popullin e Barbadosit për Ditën e Pavarësisë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Barbadosit, me rastin Ditës së Pavarësisë.
Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet – ishull në rajonin e Karaibeve të Amerikës Veriore, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 15 shkurt të vitit 2018.
Me këtë rast, Kryediplomatja e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.























