17:25 / 30.11.2020
Low do të jetë trajner i Gjermanisë në Euro 2021
Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Joachim Low edhe në kampionatin evropian “Euro 2021”.
Shumica e tifozëve gjermanë kanë kërkuar që të shkarkohet selektori Low, pas humbjes shokuese kundër Spanjës 6-0.
Kjo ishte disfata më e thellë e Gjermanisë në 81 vitet e fundit, transmeton Indeksonline.
Low ishte emëruar trajner i ‘Pancerëve’ në vitin 2006.























