Zidane: Nuk gjej dot justifikime, s’ka titull kështu
BKT
Sport

Zidane: Nuk gjej dot justifikime, s’ka titull kështu

Reali i Madridit gjendet në krizë rezultatesh dhe trajneri Zinedine Zidane ka thënë se nuk gjen justifikime dhe se kësisoji s’ka titull.

“Nuk kam shpjegim për këtë ecuri. Kemi vetëm 7 fitore në 14 ndeshje. Nuk di çfarë të them as për këtë ndeshje ndaj Alaveshit. Alternojmë momentet pozitive me ato negativet. Kur pëson gol pas 3 minutash, gjërat ndërlikohen. Ndaj Interit bëmë një ndeshje të mirë, ndërsa këtë herë… Ky është realiteti. Duhet të punojmë, të rikuperojmë lojtarët dhe të ndryshojmë dinamikën. Nuk kemi vazhdimësi”, ka thënë Zidane, transmeton Panorama. “Duhet të gjej zgjidhje për këtë situatë dhe nuk do ta them këtu si. Nuk duhet të mendojmë vetëm negativisht, por të mësojmë nga këto humbje”.