Haradinaj-Stublla uron Republikën e Afrikës Qendrore për Ditën Kombëtare
BKT
Lajme

Haradinaj-Stublla uron Republikën e Afrikës Qendrore për Ditën Kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Republikës së Afrikës Qendrore me rastin e Ditës Kombëtare.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet afrikan, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 22 korrik të vitit 2011.

Me këtë rast, Kryediplomatja ka shprehur gatishmërinë e saj edhe për ndërtimin e arrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Republikës së Afrikës Qendrore, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.


MË SHUME NGA Lajme