11:53 / 01.12.2020
Madonna kritikohet nga fansat për të dashurin 36 vite më të ri
Madonna 62-vjeçe, kaloi “Thanksgiving” me të dashurin e saj, balerinin Ahlamalik Williams, 26-vjeç..
Këngëtarja postoi foto, ku shfaqet u ulur në prehrin e të dashurit të saj, me një vello të zezë në fytyrë.
Fotot e mbretërshës së muzikës pop kanë marrë mijëra pëlqime , por ka pasur edhe komente nga më të shumtat. Disa nga fansat e kanë kritikuar këngëtaren për lidhjen e saj me një djalë 36 vjet më të ri dhe për faktin se ai është vetëm 2 vjet më i vjetër se vajza e saj Lourde.
Por babai i balerinit Ahlamalik Williams vitin e kaluar i doli në mbrojtje djalit të tij në një intervistë për TMZ duke thënë se: “Dashuria nuk njeh moshë dhe unë jam i lumtur “.

























