17:27 / 01.12.2020
Rikthehet Stanaj, sjell projektin “Noel”
Stanaj është rikthyer me këngë të re.
Këngëtari shqiptar me famë botërore, Stanaj, ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”.
Kësaj kënge, artisti ia shoqëroi edhe videoklipin, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.
Për këtë projekt, Stanaj bashkëpunoi me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pikërisht pjesë e albumit të Profitt.
“Noel me @tommeeprofitt është dhjetor!! Koha që të shkojmë në disponim të Krishtlindjes”, shkruan ai.
I























