17:45 / 01.12.2020
Gjysëmvjetori i procesit mësimor përfundon më 18 dhjetor
Më 18 dhjetor do të përfundojë gjysëmvjetori i parë i vitit shkollor në Kosovë
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Avdullah Hoti, pas një takimi që ka pasur me drejtuesit e IKSHPK-së, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit.
Hoti tha se gjysëmvjetori i parë do të përfundojë më 18 dhjetor ndërsa i dyti do të fillojë më 18 janar.























