Arteta drejt shkarkimit, Arsenali hedh sytë nga ish-trajneri i Juves
BKT
Sport

Arteta drejt shkarkimit, Arsenali hedh sytë nga ish-trajneri i Juves

Arsenali e ka nisur sezonin e ri si mos më keq dhe trajneri Mikel Arteta mund të pushohet nga puna.

Mediet angleze bëjnë me dije se drejtuesit janë shumë të indinjuar me trajnerin e tyre, transmeton Albeu.

Ata po mendojnë të rrëmbejnë në Angli ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.

Emri i trajnerit italian nuk e përmendet për herë të parë në Angli, pasi më herët ishte Manchester United që e donte.

“Topçinjtë” duan të kthejnë faqe dhe të nisin me rezultatet pozitive. Allegri është një emër i rëndësishëm në trajningun europian dhe kalimi tek Arsenali do të ishte një rikthim i fortë për teknikun.