Kryetari i ri i Podujevës kërkon zgjedhje në nivel nacional
BKT
Lajme

Kryetari i ri i Podujevës kërkon zgjedhje në nivel nacional

Kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vlerësuar se vendi, siç ka thënë ai, duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që sipas tij, është në interes të qytetarëve.

Në një intervistë, Bulliqi ka thënë se qeverisja është vjedhur nga ky koalicion që udhëheq me vendin.

“Ne kemi një qeverisje që është vjedhur në kuptimin e vullnetit të qytetarëve, pasi qytetarët s’kanë votuar për një qeveri të tillë. Sa më parë të shkojmë në zgjedhje do të jetë në interes të qytetarëve. Këto veprime që janë bërë janë shkuar në drejtim të kundër të tyre. Sa më shpejtë të shkojë vendi në zgjedhje, do të ishte mirë për vendin”, ka thënë Bulliqi./GazetaBlic


MË SHUME NGA Lajme