Bebe Rexha vazhdon të marrë vëmendjen në ngjyrat kuq e zi
BKT
Magazina

Bebe Rexha vazhdon të marrë vëmendjen në ngjyrat kuq e zi

Bebe Rexha nuk po i ndahet ngjyrave kuq e zi.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i ka shpeshtuar paraqitjet me ngjyrat kuq e zi.

Ajo ka treguar gjithmonë që është krenare që është shqiptare dhe këtë po e dëshmon çdo herë e më shumë.

Bebe së fundmi madje i ka ngjyrosur flokët me të kuqe, stil i ri ky i cili fansat mendojnë se i shkon shumë.

E në momentin që dukjen me flokë të kuqe ajo po e kombinon me veshje të zezë, fansat e saj menjëherë po vërshojnë me pëlqime dhe komente, duke e komplimentuar atë për dukjen atraktive me ngjyrat kombëtare.

Njësoj ka vepruar edhe së fundmi ku dukej me shumë stil në të zezë dhe sigurisht se edhe flokët e kuqe binin në sy.

As kësaj radhe nuk munguan komentet e shumta pozitive.


MË SHUME NGA Magazina