Hoti i shoqëruar nga tre ministra takohet me Sindikatën e Infermierëve

Hoti i shoqëruar nga tre ministra takohet me Sindikatën e Infermierëve

Kryeministri Avdullah Hoti mëngjesin e së mërkurës e ka nisur me takim Sindikatën e Infermierëve.

Arsyeje e takimit janë kërkesat e kësaj Sindikate për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të orëve shtesë dhe punës gjatë vikendeve si dhe për pagesë të rrezikshmërisë në punë, raporton Ekonomia Online.

Në takim kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Mediet fillimisht janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa është paralajmëruar një konferencë pas takimit.


MË SHUME NGA Aktuale